POLITIKË /

Presidenti Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Azerbajxhan dhe Kanada

Presidenti i Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin në detyrë të Besart Kadia, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit dhe znj. Artemis Malo, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Kanada.

Shkruar nga B.SH
Presidenti Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti i Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin në detyrë të Besart Kadia, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, rezident.

Më parë, Kreu i Shtetit liroi znj. Blerta Kadzadej vetëm nga detyra e Ambasadorit në Republikën e Azerbajxhanit, jo rezident, e cila aktualisht mban detyrën Ambasador në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe Ambasador në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jo rezident.

Gjithashtu, Presidenti  Begaj, dekretoi sot emërimin në detyrë të znj. Artemis Malo, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Kanada, rezident.

Presidenti Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në
Artemis Malo
Presidenti Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në
Besart Kadia
Poll