Sot Kuvendi mblidhet për seancën plenare të radhës ku pritet të diskutohen 14 pika në rend dite. Mes tyre është edhe kërkesa e Partisë Socialiste për ndryshime në komisionin e posaçëm për Reformën Territoriale.
Socialistët kërkojnë ndryshimin e formulës së përbërjes së komisionit, ku nga ndarja 50:50, tashmë anëtarët do të kenë 9 anëtar dhe opozita 8, ndërkohë që nga forma e organizimit me dy basHkë kryetarë, pritet që kryetari të jetë i PS, dhe një përfaqësues nga opozita të jetë në rolin e nënkryetarit. Kjo sipas socialistëve bëhet që të vijojë puna e komisionit.
Mes çështjeve që do të diskutohen në seancë plenare janë edhe ndryshimet në ligjin “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope” dhe në ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”. Versus.al

