POLITIKË /

“Qelbësirë e çmendur”, deklarata e ministres serbe për Kosovën shkakton debat, Hasani nuk përmbahet

Ndërsa demokratët kërkuan qëndrim institucional zyrtar të Shqipërisë, Hasani nuk u përmbajt duke u shprehur me temra të ashpër ndaj ministres serbe.

Shkruar nga Versus
“Qelbësirë e çmendur”, deklarata e ministres serbe
Deputetja Albana Vokshi dhe mbledhja e komisionit

Në mbledhjen e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme për shqyrtimin e disa projektligjeve dhe procesverbaleve pati debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Shkak u bënë diskutimet lidhur me qëndrimin që duhej të kishte mbajtur vendi sa i takon deklaratave të ministres së jashtme serbe për spastrim etnik në Kosovë.

Deputetët demokratë, Albana Vokshi e Tritan Shehu kërkuan shpjegime nga kreu i komisionit, Igli Hasani, ish-ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Pjesë nga debati:

Hasani: Kur më jep ti leksione për ruajtjen e durimit, është fundi i botës.

Vokshi: A mund të qetësoheni? Shoh që qenkeni në siklet.

Hasani: Jam aq i qetë, o zonja Vokshi.

Vokshi: E kuptoj që kjo gjuhë ju prek. E kuptoj që, duke ngritur zërin, ju kërkoni të fshihet heshtja e dënueshme e kryeministrit.

Hasani: Nuk më fsheh heshtjen e askujt. E kuptoj dëshirën për të përdorur deklaratën budallaqe të një të çmendure.

Vokshi: Ajo është ministre, s’mund të trajtohet si individ i çmendur.

Hasani: E çmendur, qelbësirë e çmendur.

Vokshi: Ju duhet të reagoni. Ky komision duhet të reagojë.

Hasani: Fol, por mos u merr me mua.

Vokshi: Drejtohuni siç duhet, ruani etikën dhe qetësinë. Ju më fyeni, por unë nuk i përgjigjem fyerjes suaj.

Hasani: Mos u merr me mua.

Vokshi: Opozita nuk do ta mbyllë gojën.

Për shkak të klimës së tensionuar, mbledhja e komisionit u ndërpre për disa minuta. Versus.al

Poll