Është publikuar në fletoren zyrtare vendimi i qeverisë për shkarkimin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Vendimi u mor nga qeveria ditën e djeshme në mbledhjen e radhës, pasi Këshilli Bashkiak votoi të mërkurën me 50 vota pro shkarkimit të Erion Veliajt. Demokratët dhe socialistët bashkuan votat për shkarkimin e Veliajt pas debateve mes këshilltarëve mbi ligjshmërinë e këtij vendimi.
Me botimin në fletoren zyrtare të këtij vendimi, pritet shpallja e datës së zgjedhjeve të parakohshme për kreun e bashkisë Tiranë. Versus.al







