
Kryeministri Edi Rama pritet që mes dative 12 dhe 17 qershor të udhëtojë në SHBA, por jo për atë që të gjithë mendojnë se mund të lidhet me ndonjë vizitë zyrtare. Sipas Robert Papës, gazetarit shqiptar që jeton në SHBA, Rama do të jetë i pranishëm në dasmën e Alex Soros, djalit të miliarderit të njohur George Soros.
Robert Papa nënvizoi faktin se kjo shfaqje e Ramës në dasmën e Soros vjen në momentin kur marrëdhëniet me SHBA janë në nivelin më të ulët historik.
“Kjo është e sigurt. Rama vjen më 12 qershor dhe ikën më 17 qershor. Më 14 qershor martohet Aleks Soros. Burimet e mia i kam të sigurta që vjen përveç nëse sëmuret, gjë që nuk ia urojmë. Më 14 qershor do të ketë një paradë në Uashington, dhe unë mendoja se do të ishte atje, por sipas informacioneve që kam, atë ditë martohet Aleks Soros, jo larg Nju Jorkut. Bëhet fjalë për një person që më parë ka qenë i martuar me burrë, tani martohet me grua”, deklaroi Papa.
Ai shtoi më tej se Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka planifikuar asnjë takim me kryeministrin Rama duke e lënë këtë të fundit në një status vizitori privat dhe jo të mirëpritur institucionalisht.
“Vizita e Ramës vjen në një kohë kur Departamenti i Shtetit është i akullt ndaj tij, por ai mund të thotë që nuk do të shkojë në Departament, se është kryeministër. Me sa di unë, nuk është vizitë zyrtare, është vizitë private. Mund të takojë Kushnerin, mund ta takojë e shpëton kjo, nuk e di.
Unë kam qenë diplomat, mjafton të bësh një telefonatë në Departament, dikush duhet ta presë, nuk ka rëndësi se kush. Por unë mund të them që sa herë vinin Berisha apo Nano edhe në OKB – takoheshin me Sekretarin e Shtetit. Do të doja që Rama të ishte serioz, të takonte administratën amerikane, të tregonte pozicionin shqiptar, të tregonte se ku qëndron kjo administratë në raport me ne. Nuk ka ndodhur kurrë që të tallet ambasada në këtë mënyrë – pa ambasador, me ato dy mesazhe, duke thënë “urojmë popullin shqiptar” sikur të jemi Nigeria, dhe një ripostim i ambasadës janë të dyja mesazhe për të”,- theksoi më tej gazetari. Versus.al







