Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një foto nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Në foto shihet teksa hiqen maerialet e një biznesi gomisterie që kishte zënë trotuarin duke theksuar se kufiri i biznesit përfundon aty ku nis ai i komunitetit.
“Pikërisht! Nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, kufiri i biznesit mbaron aty ku fillon kufiri i jetës së komunitetit”- shkruan Rama.
Mes të tjerash njofton edhe masa për ata që shpërdorojnë ujin e pijshëm për larje të ndryshme.
“Ndërkohë që do të merren masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm me zorrë për larje turlilloj”- shton kryeministri.
Një ditë më parë nëpërmjet komunikimit "Sy m'sy" me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama u shpreh se kishte vënë re zaptimin e hapësirave publike gjatë disa takimeve të kryera në kuadër të fushatës zgjedhore në Tiranë. Versus.al







