POLITIKË /

Rama kërkon rikthimin e mësuesve në pension: Të angazhohen me orar të reduktuar

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Berat, në shkollën “Babë Dudë Karbunara”, një prej 25 shkollave të reja të ndërtuara në mbarë vendin është shprehur se po punohet që dhe mësuesit dhe mësuesit të cilët janë në pension të mund të punojnë me orar të reduktuar.

Shkruar nga B.SH
Rama kërkon rikthimin e mësuesve në pension: Të angazhohen
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Berat, në shkollën “Babë Dudë Karbunara”, një prej 25 shkollave të reja të ndërtuara në mbarë vendin ka ftuar të gjithë mesuesit dhe mësuesit që janë në pension të punojnë me orar të reduktuar.

Rama:Sa herë që e sjell rasti të takosh mësues dhe mësuese në pension shikon një pasion që nuk e kanë mesuesit të cilët janë akoma aktiv ndoshta dhe për faktin e ngarkesës së përditshme por nga ana tjetër kam të drejtë kur bisedoj me kolegë ministra qoftë me Ministrën e Arsimit, me Ministrin e Ekonomisë që merret drejtpërdrejtë me arsimin profesional se ne kemi shumë mësuses dhe mësuese në pension që të mund t'i ftojmë të angazhohen me orar  të reduktuar në një përkudesje të veçantë që ka të bëjë pikërisht me mbikqyrjen dhe me lehtësinë që duhet të ketë në aspektin e komunikimit procesi i punëve të arsimit professional në ndërmarrje si pjesë e sistemi DUAL që ne po thellojmë dhe që është një domosdoshshmëri për t'i dhënë më shpejt dhe më shumë krah të kualifikuar tregut.

Por ajo që është një bisedë shumë aktuale është domosdoshmëri për të bërë të mundur që sot në kushte kur ekonomia jonë ka filluar të fitojë një kapacitet gjithë përfshirës, dhe kur rritja jonë ekonomike nuk është më një rritje ekonomike që lexohet përmes shifrave që dëgjohet mbi komunikimin përmes shifrave por nuk ndjehet drejtpërdrejtë në buxhetin familjar që të përfshijë dhe pensionistat dhe për këtë arsye ne jemi duke punuar intesivisht pikërisht mbi të dhënat kuptimplota dhe që na mundësojnë tani më që të fillojmë integrimin e pensionistëve në hapësirën e kësaj rritje ekonomike gjithë përfshirëse në mënyrë që edhe pensionistët të fillojnë të ndjenjë hap pas hapi drejt Shqipërisë 2030 atë që është plotësisht e ndjeshme le të themi në buxhetin familjarë të mësuesve dhe mësueseve që sot e kanë pagën mesatare 950 euro dhe është në nivelin e vendeve më të përparuara të rajonit tonë.. /Versus.al

Tags:

edi rama

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: