
Pas ndryshimeve të miratuara në Asamblenë Kombëtare të Partia Socialiste e Shqipërisë në 6 qarqe të vendit, kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje me drejtuesit politikë të kësaj force politike.
Burime bëjnë me dije se takimi do të zhvillohet ditën e nesërme në selinë e Partisë Socialiste, duke nisur nga ora 10:00.
Mbledhja vjen menjëherë pas riorganizimeve të fundit në strukturat drejtuese në disa qarqe të vendit.
Në fokus të diskutimeve pritet të jetë analiza e procesit zgjedhor brenda strukturave të partisë, si dhe organizimi i mëtejshëm në nivel lokal, në kuadër të ristrukturimit dhe forcimit të organizimit politik në terren.
Takimi pritet të shërbejë edhe për përcaktimin e hapave të ardhshëm politikë dhe organizativë të Partisë Socialiste.

