POLITIKË /

Rama në Bruksel, takohet me Ropke: Firmosëm krijimin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ

Organi ka synim këshilimin e vendeve anëtare gjatë procesit të anëtarësimit në BE.

Shkruar nga Versus

Rama në Bruksel, takohet me Ropke: Firmosëm krijimin e Komitetit

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel ku do të marrë pjesë në një takim të organizuar nga presidentja e Komosionit Evropian Ursula von Der Leyen me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Para takimit me von der Leyen, Rama pati një konferencë të përbashkët me presidentin e komitetit Ekonomik dhe Social në BE, Oliver Ropke. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë dha lajmin se Shqipëria ka firmosur sot për krijimin e komitetit të përbashkët konsultativ që do të shërbejë për këshillimin e vendeve kandidate të cilat aspirojnë integrimin në Bashkimin Europian.

“Është inkurajuese për ne fakti që kemi mundësi të firmosim procedurat e krijimit të komitetit të përbashkët konsultativ, provë kjo jo vetëm e angazhimit tonë por edhe e besimit të fortë që kemi që procesi i integrimit në BE nuk është thjesht një çështje që i përket vetëm qeverisë, por të gjithë qytetarëve.  Do kemi një tryezë shumë të rëndësishme dialogun me komunitetin politik europian. Jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë që duhet për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE.

Duke kuptuar nga lajmet se Brukseli ka zemër, ky është lajm i mirë. E mbyll fjalën time këtu duke shprehur mirënjohjen time për Oliverin për ekipin e tyre të shkëlqyer, për gjithçka që ata bëjnë”- u shpreh Rama duke theksuar kërkesën e tij që kjo nismë të zgjatet dhe të jetë e përhershme.

Nga ana tjetër vetë Ropke e konsideroi këtë si një ditë shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe vendet e rajonit.

“E sotmja është ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. Javën e kaluar udhëhoqa delegacionin në Tiranë dhe patëm shumë takime me ministrat shqiptarë dhe shoqërinë civile. Mesazhi që na përçuan ishte që duhet mbështetja jonë madhore për zgjerimin në mënyrë që Shqipëria të jetë anëtare e BE.

Jemi mirënjohës për mbështetjen që na jep personalisht presidentja e KE, Ursula von der Leyen. Anëtarësimi duhet të bazohet tek merita por duhet të ketë një përfshirje graduale e vendeve kandidate dhe pikërisht këtë kemi bërë ne”- deklaroi Ropke. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: