Në episodin 11 të sezonit të katërt të podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar katër personazhe të angazhuar në fusha të ndryshme. Sara dhe Naimi nuk janë shqiptarë, por jetojnë prej vitesh në Shqipëri.
Sara është me origjinë indiano-iraniane, por është lindur dhe rritur në Angli ndërsa Naimi prindërit i ka të huaj, vetë ai ka lindur në Shqipëri. Prindërit e tij janë shpërngulur në Shqipëri në vitin ‘91. Të dy janë njohur në Qendrën Botërore Bahá'í në Izrael, ku ka qenë vullnetar për një vit.
“Jam rritur në Shqipëri. Prindërit kanë ardhur në ‘91. Babai është me origjinë nga Irani dhe vetë është lindur dhe rritur në Itali, ndërsa mami gjysmë gjermane dhe iraniane dhe rritur në Itali. Vendosën të vinin në janar ‘91 dhe më pas u zhvendosën përfundimisht. Erdhën për të jetuar këtu dhe ndihmuar në zhvillimin e Shqipërisë. Pak a shumë ndihem shqiptar ngaqë kam 30 vjet këtu.”, u shpreh Naimi.
Sara tregoi se Angli punonte si dentiste ndërsa sot në Shqipëri ushtron profesionin e këngëtares. Të pyetur nga kryeministri Rama se si vendosën që të kthehen në Shqipëri. Naimi tregoi se u largua jashtë për të studiuar, ndërtoi disa biznese ndërsa aktualisht synon që të merret me një platformë për dixhitalizimin e turizmit në Shqipëri.
“Unë qëllimin e ngritjes së bizneseve e kam pasur që të kthehem këtu, por duke mos pasur disa problematika. Por gjërat kanë ndryshuar dhe jam kthyer për të bërë diçka. Kam edhe një kompani për marketimin e turizmit. Në bazë të asaj, po punojmë për një platformë për dixhitalizimin e turizmit në Shqipëri.”, shtoi Naimi.
Gjatë podcastit, kryeministri iu bëri thirrje emigrantëve në Britani që të kthehen dhe të investojnë në atdhe.
“Se ka një gjë këtu që nuk e gjen dot në asnjë vend tjetër, ajo gjëja që kam kuptuar unë kur jam kthyer e merrni vesh ju. Hajdeni mër, kthehuni mër. Për hir të vetes, kthehuni të pini një kafe tamam, a pihet kafja në Angli më thuaj mua?! E para verën nuk e pi 33 mijë euro se është estradë fare kjo, e shijoj vetëm me miqtë, nuk ulem të pi verë. Kur jam me miq, sidomos kur janë miq të huaj që vijnë, e shijoj, por krejt qetë domethënë”, u shpreh Rama.







