Ndryshe nga çfarë kishte deklaruar kohë më parë për ndërtimet pa leje, kësaj here Rama duket se e ka ‘zbutur’ tonin ndaj atyre të cilët bëjnë ndonjë shtesë ndërtimi në banesat e tyre, si për shembull një avlli.
Kryeministri u kërkoi policëve që të mos përqendrohen kaq shumë tek qytetarët të cilët po bëjnë shtesa të caktuara në territorin e banesës së tyre.
"Çdo polic që ju shfaqet në avlli, ky fenomen ka ardhur duke u zvogëluar dhe ju shkojnë për një avlli dhe ju rrinë te koka, dhe dihet pse. Janë në mënyrë të përsëritur të informohen punonjësit e policisë që të mos e shohin luftën tek ndërtimet pa leje te riparimet dhe shtesat dhe të mos e shohin si . dhe ccdo sinjal që merrni për këtë ta ndani me ne, ministrin e brendshëm dhe me ne”- tha Rama. Versus.al








