POLITIKË /

"Rrezikon të të shtypin në trotuar dhe s'ka trena", skenaristi amerikan i rrëfen Ramës çfarë nuk i pëlqen në Shqipëri

Pas diskutimeve dhe nxjerrjes në pah të anëve pozitive që ka Shqipëria, Rama u kërkoi të ftuarve t'i tregonin për atë që e konsideronin që duhet ndryshuar apo që nuk u pëlqen në vendin tonë.

Shkruar nga Versus

"Rrezikon të të shtypin në trotuar dhe s'ka

Dy themeluesit e “Catalyst Store Institute”, amerikanët Camela Cederquist dhe Philip Gilin ishin të ftuar në episodin e radhës të podkastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama.

Mes gjërave për të cilat biseduan lidhur me mënyrën e tyre të jetesës dhe sesi ka ndryshuar që nga ardhja në Shqipëri, Rama i pyeti të dy se cilat ishin disa prej gjërave që nuk u pëlqenin në vendin tonë.

Philip nuk ngurroi të përgjigjej duke përmendur tre prej gjërave të cilat i konsideroi negative. Sipas tij, problem në Shqipëri është mënyra sesi njerëzit ecin në trotuare, fakti që nuk ka trena për të eksploruar qytetet dhe mungesa e bisedave me njëri-tjetrin në restorante.

Pjesë nga biseda:

Philip: Së pari, të gjithë duhet ë mësojnë sesi të ecin në trotuar. Të gjithë ecin pranë njëri tjetrit. Ti po del nga një dyqan dhe gat isa s’të shtypin me skuter. Njerëzit përplasen me njëri tjetrin teksa ecin, ndalojnë në mes të rrugës duke të mos të lënë të kalosh.

Rama: Ti mendon se nëse kjo gjë nuk do të ishte kështu, ajo do e ndjente ndryshimin?

Camela: Unë e dua anarkinë, unë vij nga Nju Jork City.

Rama: Ok, e dyta?

Philip: Trenat, dua të eksploroj më shumë në këtë vend, dua të kaloj mes qyteteve shpejt.

Rama: Së shpejti do kemi hekurudhën e parë nga Tirana në Durrës. Po e treta?

Philip: Unë jam rritur në Boston ku jemi si natyrë sociale dhe shoh se në Shqipëri kjo ana ime e shoqërueshme nuk përshtatet mirë. Sepse në restorante jam mësuar të dalim dhe flasim jo të ulemi në grup dhe të mos flasim me njëri tjetrin. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: