POLITIKË /

“S’do ketë polici apo taksa”, Rama për shtetin ‘Urdhri Bektashi’: Do të mirëpresë çdo vizitor

Deklaratat kryeministri i bëri gjatë ceremonisë për 95 vjetorin e krijimit të kryegjyshatës botërore në Shqipëri.

Shkruar nga Versus

“S’do ketë polici apo taksa”, Rama për shtetin

Kryeministri Edi Rama tha se ‘Urdhri Bektashi’ do të ketë status të veçantë juridik si entitet fetar dhe nuk do të ketë polici apo taksa ndryshe nga Shqipëria.

Ai hodhi poshtë idenë se krijimi i një shteti të tillë, do të cënojë sovranitetin territorial të Shqipërisë ndërsa shtoi se kjo vetëm do të sillte shtimin e numrit të ndjekësve për të mballur gjallë bektashizmin me kryeqendër në Shqipëri.

“Kryegjyshata botërore e bektashinjve mund të transformohet në një realitet ndërkombëtarisht tërheqëse ku njerëzit e çdo feje dhe kombësie do të mund të hyjnë në portën e hapur të një komuniteti simbolik, pa mure, pa taksa pa polici. Një shtet shpirtëror që e pret çdo vizitor. Kjo patjetër që do i japë komunitetit mundësinë të mbijetojë se patjetër që do i shtohen ndjekësit dhe simpatizantët apo njerëzit që nuk do i lënë pa pasardhës këta baballarë”- deklaroi kryeministri. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: