POLITIKË /

"Shans që i kemi, të jenë sa më gjatë", Kapexhiu: Absurde t'i kërkohet Berishës e Ramës që të largohen

Sipas Kapexhiut, Berisha dhe Rama janë tashmë politikanë dhe nuk mund t'u thuhet "ik".

Shkruar nga Versus
"Shans që i kemi, të jenë sa më gjatë",
Edi Rama, Bujar Kapexhiu dhe Sali Berisha

Artisti Bujar Kapexhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” u shpreh kundër thirrjeve që bëhen për të larguar nga skena politike figura të vjetra si Sali Berisha dhe Edi Rama të cilët prej rreth 30 vitesh kanë mbajtur postet më të larta drejtuese.

Sipas Kapexhiut, Berisha dhe Rama kanë hyrë në historinë e vendit, madje shkoi më tutje kur u shpreh se “është një shans i madh që i kemi dhe le t’i kemi sa më gjatë”. Nëpërmjet kësaj deklarate të pazakontë, Kapexhiu tha se është “absurditet” t’u kërkojmë Ramës dhe Berishës që të largohen.

“Unë jam më i madh në moshë se Sali Berisha se kam lindur disa muaj më parë se ai. Është shans që i kemi këta si Sali Berisha dhe le t’i kemi sa më gjatë. Duam s’duam, e do nuk e do ti figurën e Ramës dhe të Berishës janë figura që kanë mbetur në historinë shqiptare, tashmë i takojnë historisë. Kanë një kontribut të caktuar që njëra shumicë numëron vetëm të mirat, tjetra vetëm gabimet.

Berisha është shumë i respektueshëm. Më duket absurd që Ramës e Berishës t'u themi ik. Absudriteti më i madh është kur dëgjoj "Rama Ik". Tani për Berishën dhe Ramën, njëri nuk është artist tjetri nuk është mjek. Ata janë politikanë tashmë dhe nuk mund t’u thuash ik. Profesioni i tyre është politika.

A duan ta heqin Ramën? Janë 500 mijë që duan të heqin, por kur të bëhen shumicë le ta hiqen. Ai ka thënë se do të iki kur dua vetë. Mund t’i them edhe unë lëre mjaft, por ai e di më mirë vetë. Është si puna e futbollistit që lë kupucët kur bën golin dhe ikën. Ik si kryetar partie, ik si kryeministër dhe hajde të rrimë bashkë si shok si mik”- tha Kapexhiu. Versus.al

Poll