POLITIKË /

"Shtriju tek dera derisa të mbarosh punë", Ristani uron Veliajn për 46 vjetorin: Të kam në mendje çdo ditë (FOTO)

Shkruar nga Versus
"Shtriju tek dera derisa të mbarosh punë", Ristani uron
Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryetarja e komantuar, Anuela Ristani

Anuela Ristani, kryetarja e komanduar e bashkisë Tiranë ka postuar në rrjetet sociale një urim të veçantë për kryebashkiakun e arrestuar, Erion Veliaj i cili që prej shkurtit mbahet në paraburgim me 13 akuza për 5 vepra penale.

Ristani ka zgjedhur që urimin ta shoqërojë me një foto të bërë në zyrën e Veliajt vite më parë kur festonte 36 vjetorin, si ditëlindjen e parë në krye të bashkisë Tiranë. Ristani shkruan se shprehja që ajo preferonte më së shumti nga Veliaj ishte: “Shtriju tek dera derisa të mbarosh punë”.

"Shtriju tek dera derisa të mbarosh punë", Ristani uron
Foto e publikuar nga Ristani

“Kjo foto nga ditelindja jote e pare ne BT, per 36 vjetorin me ben sot vecanerisht kuptim. Une kisha mbledhur gjithe shprehjet e tua me tipike dhe i printuam ne bluza per te gjithe. E preferuara ime ishte “Shtriju tek dera deri sa te mbarosh pune”, menyra jote per te na bere te ishim po aq kembengules e absolutisht te padorezuar si ty. Ishte shume e bukur kjo feste “surprize” kur lexonim njeri-tjetrin dhe fytyrat na ndriconin shprese. Mediat shkruan “cunat e kryetarit” i bejne dhuraten e vecante! Aty kuptova qe puna ime ishte pune “cunash” dhe se media nuk di asgje, po asgje fare! Dy te verteta te pandryshueshme! Sot te kam ne mendje si cdo dite dhe urimi nuk i ben drejtesi shpreses qe kam per ty! Me dashuri, anu”- shkruan Ristani në postimin e bërë për 46 vjetorin e Veliajt. Versus.al

Poll