Në seancën e fundit plenare të kësaj legjislature, mazhoranca miratoi projektligjin për strategjinë kombëtare ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit.
Opozita braktisi sallën përpara momentit të votimit, ndërsa projektligjet u kaluan vetëm me votat e shumicës socialiste.
Projektligji për strategjinë kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit parashikon masa konkrete ligjore dhe institucionale për të adresuar rreziqet që vijnë nga fushatat e dezinformimit dhe ndërhyrjet e jashtme keqdashëse, sidomos në proceset demokratike dhe zgjedhore.
Qëllimi kryesor i strategjisë është ruajtja e integritetit të institucioneve shtetërore dhe mbrojtja e demokracisë shqiptare nga ndikimet e padëshiruara të huaja. /Versus.al







