POLITIKË /

“Situata drejt normalitetit”, deputeti i PS në Vlorë ‘kryqëzohet’ nga ndjekësit: Turp, të paktën mos fol!

Në postimin e tij, Bido shkruante se ka sinjale pozitive se situata do shkojë drejt normalitetit dhe se furnizimi me ujë do rikthehet për qytetarët. Ky postim ka shkaktuar reagime të shumta tek qytetarët të cilët kanë shprehur frustrimin e tyre në komente.

Shkruar nga Versus
“Situata drejt normalitetit”, deputeti i PS në Vlorë
Deputeti Ardit Bido, protesta e qytetarëve të Vlorës

Vlora prej pothuajse 4 ditësh është në një gjendje alarmante pa ujë në të gjithë qytetin. Mbrëmjen e djeshme, situata u përshkallëzua pasi një grup qytetarësh u mblodhën dhe hynë në teatrin ku bashkia organizonte mbrëmjen gala.

Duke parë gjendjen, deputeti socialist i qarkut të Vlorës, Ardit Bido postoi një shkrim në rrjetet sociale ku pretendonte se situata po shkon drejt normalizimit dhe se problemi mund të zgjidhet brenda të hënës.

“Pas më shumë se 72 orësh pune intensive në terren, ka sinjale pozitive se avaria e rëndë në sistemin e furnizimit me ujë në Vlorë mund të zgjidhet brenda ditës së nesërme. Ka qenë një situatë e vështirë dhe e lodhshme për qytetarët. Shqetësimi i tyre është i drejtë dhe i kuptueshëm, pasi mungesa e ujit për disa ditë rresht nuk mund të jetë realiteti i një qyteti si Vlora. Sipas informacioneve nga terreni, ndërhyrjet janë në fazën përfundimtare dhe po punohet për rikthimin gradual të furnizimit”- shkroi deputeti ndër të tjera.

Por ky reagim i tij nuk është pritur mirë nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale, të cilët më së shumti duken të jenë banorë të Vlorës të cilët i kërkojnë që në situatë të tillë të heshtë dhe të mos përpiqet të nxjerrë justifikime.

“Situata drejt normalitetit”, deputeti i PS në Vlorë “Situata drejt normalitetit”, deputeti i PS në Vlorë   “Situata drejt normalitetit”, deputeti i PS në Vlorë  

Mbrëmjen e djeshme pati edhe persona të shoqëruar nga policia për protestën e zhvilluar brenda teatrit të Vlorës. Ndërsa nga ana e kryebashkiakes Brunilda Mersini nuk ka patur asnjë reagim për këto zhvillime të ngjarjeve. Versus.al

Poll