AKTUALITET /

Zjarre të qëllimshme në Novoselë, digjen traversat e vjetra të hekurudhës, tymi i dendur përhapet në zonë

Sipas informacioneve paraprake, flaka iu vu grumbullit të drurëve, të cilët më herët kanë shërbyer si pjesë e infrastrukturës hekurudhore.

Shkruar nga Versus

Zjarre të qëllimshme në Novoselë, digjen traversat e vjetra

Prej dy orësh, forcat zjarrfikëse kanë luftuar për shuarjen e zjarrit që ra në një sipërfaqe bimësie e shkurresh në Novoselë, duke shmangur rrezikun për banesat pranë zonës së përfshirë nga flakët.

Dy mjete zjarrfikëse u angazhuan në operacion për vënien nën kontroll të flakëve.

Por, një tjetër zjarr i qëllimshëm po në Novoselë, përfshiu pasditen e sotme një grumbull traversash të vjetra druri, të hequra nga hekurudha, duke shkaktuar tym të dendur që u përhap në Njësinë Administrative Novoselë dhe në fshatrat përreth.

Sipas informacioneve paraprake, flaka iu vu grumbullit të drurëve, të cilët më herët kanë shërbyer si pjesë e infrastrukturës hekurudhore.

Djegia e tyre shkaktoi shtëllunga të mëdha tymi të zi, duke krijuar shqetësim për banorët e zonës.

Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat punuan për shuarjen e flakëve dhe normalizimin e situatës.

Rrethanat e ngjarjes dhe autorët e dyshuar të zjarrvënies po verifikohen nga autoritetet kompetente./Versus.al

Poll