AKTUALITET /

EMRI/ 54-vjeçarit në Tiranë i sekuestrohen 420 mijë euro pasuri, dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës

Hetimi vijon për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera me burime kriminale, të 54-vjeçarit ose shtetasve të lidhur me të.

Shkruar nga Versus

EMRI/ 54-vjeçarit në Tiranë i sekuestrohen 420 mijë euro

Rreth 420 mijë euro pasuri janë sekuestruar ndaj Arben Allës 54-vjeç nga Tirana, i cili dyshohet se i ka përfituar përmes trafikut të drogës.

Policia e Tiranës njofton se, në vijim të një hetimi pasuror, me metoda speciale, kryer në bazë ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë, në kuadër të operacionit të koduar “De facto”, u ekzekutua vendimi i Gjykatës për sekuestrimin e dy apartamenteve dhe një garazhi.

Pasuritë, me vlerë tregu rreth 420 000 euro, dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e shtetasit H(A). A., 54 vjeç, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Hetimi vijon për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera me burime kriminale, të 54-vjeçarit ose shtetasve të lidhur me të.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Versus.al

Poll