AKTUALITET /

SPAK merr nën akuzë ish-kryetarin e Bashkisë së Divjakës

SPAK ka vënë nën akuzë janë edhe tre vartësit e tij, Dorjan Spaho, Andi Bullari e Ledio Xharo.

Shkruar nga Versus

SPAK merr nën akuzë ish-kryetarin e Bashkisë së

Ish-kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, do të gjykohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim, gjatë kryerjes së procedurave për dhënien me qira të ngastrave të tokës bujqësore në favor të dy subjekteve për ndërtimin e impianteve diellore.

SPAK ka dërguar në gjykatë kërkesën për kalimin për gjykim të kësaj çështje penale, ku nën akuzë janë edhe tre vartësit e tij, Dorjan Spaho, Andi Bullari e Ledio Xharo.

Hetimi është filluar nga ish-prokuroria e Lushnjës, bazuar në një referim të policisë vendore në nëntor të vitit 2022 dhe më vonë është transferuar në SPAK. Nga hetimet ka rezultuar se Bashkia e Divjakës ka lidhur dy kontrata për dhënien e tokës bujqësore shtet me qira me afat shfrytëzimi 10 vjet – rreth 333,763 m2 me kompanisë AG Hpower & Construction sh.p.k.. dhe mbi 33 mijë m2 me subjektin Intex sh.p.k.

Toka e dhënë me qira këtyre subjekteve ka rezultuar se ka qenë e regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadatsrës si tokë bujqësore shtet, ndërkohë që në mars të vitit 2021, Bashkia Divjakë ka kërkuar pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ndryshimin e kategorisë, nga tokë bujqësore, në tokë pa frut.

Sipas SPAK, procedurat për lidhjen e këtyre kontratave janë kryer në kundërshtim me ligjin dhe për rrjedhojë, ndaj katër të pandehurve është ngritur akuza e “shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim.  Hetimi për këtë çështje është kryer nga prokurori Elvin Gokaj, ndërkohë që kërkesa për dërgimin e çështjes për gjykim do të shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Çela.

Fredi Kokoneshi ka mbajtur pozicionin e kryetarit të Bashkisë së Divjakës për tre mandate gjatë viteve 2011-2033, kur ai është zgjedhur si kandidat i Partisë Socialiste./Versus.al

Poll