POLITIKË /

“Po përndjekin kolegët e mi, ky është fashizëm”/ I postuan videon ku shtyn gazetarin, reagon Erion Braçe: Sulmuesve nuk i kërkoj falje!

Braçe thotë se nuk ka dashur ta godasë gazetarin, por vetëm ta largojë, duke theksuar se e respekton.

Shkruar nga Versus

“Po përndjekin kolegët e mi, ky është

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka reaguar pas vides që u bë virale në rrjet, ku ai shtyn gazetarin që tenton ta intervistojë në hyrje të Kuvendit.

Braçe thotë se nuk ka dashur ta godasë gazetarin, por vetëm ta largojë, duke theksuar se e respekton.

"I kam thënë gazetarit që e kam respektuar në cdo rast se kur del në pritë me sulmues nuk ke punë me mua; po, e kam shtyrë pasi më erdhi në fytyrë; sulmuesi vijonte të shante dhe i jam kthyer me fjalë të papërshtatshme por të merituara për cilindo që merr përsipër të sulmojë e lincojë  një tjetër njeri, ska pikë rendesie mandati, njeri po them", deklaron ai.

Braçe ka hedhur akuza ndaj gazetarit dhe aktivistit, duke pretenduar se bëjnë plane për të sulmuar deputetët e PS-së.

Sipas deputetit, pre e këtyre sulmeve kanë rënë edhe deputetët socialistë Sara Mile dhe Ervin Hoxha, ku, sipas tij, një aktivist i shan, i fyen dhe i ofendon, ndërsa gazetari i filmon.

Braçe ka refuzuar gjithashtu t'u kërkojë falje gazetarit dhe aktivistit, për të cilët shprehet se janë të dhunshëm./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Poll