POLITIKË /

S'ka më hapa pas! Zyrtare nga BE: Shqipëria hap të gjithë kapitujt e negociatave në qershor

Në fjalën e saj, Kos tha se është arritur një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama dhe se ky është një hap i madh drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në familjen europiane.

Shkruar nga Versus

 

S'ka më hapa pas! Zyrtare nga BE: Shqipëria hap të

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka dhënë një deklaratë optimiste për të ardhmen e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë një konference të organizuar nga Qendra për Studime Evropiane në Bruksel, Kos njoftoi se në muajin qershor, Shqipëria pritet të hapë të gjithë grupkapitujt e negociatave me BE-në.

Në fjalën e saj, Kos tha se është arritur një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama dhe se ky është një hap i madh drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në familjen europiane.

“Brenda mandatit tim si Komisionere për Zgjerimin do të kemi anëtarësime të reja nga Ballkani Perëndimor,” deklaroi Kos.

Me Edi Ramën kemi një marrëveshje. Unë gjithmonë insistoj që ky proces të jetë i bazuar në merita, por kemi rënë dakord që ta realizojmë më në fund atë ‘martesë’ të Shqipërisë me Europën.”

Deklarata e saj u shoqërua me nota optimizmi dhe simbolizëm, duke përshkruar integrimin si një proces që kulmon me “martesën” e Shqipërisë me Bashkimin Europian, një frazë që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe mediat online.

Procesi i hapjes së kapitujve është një hap kyç në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit, dhe një sinjal i qartë se Brukseli po e sheh vendin si një partner serioz dhe të angazhuar në përmbushjen e reformave të kërkuara. /Versus.al/

Tags:

be

Poll