POLITIKË /

"S'mbaj mend të ketë patur media në mbledhjen e Byrosë", Vokshi nxjerr 'bllof' Ballën, deputeti: S'ke të drejtë fjale

Shkruar nga Versus

"S'mbaj mend të ketë patur media në mbledhjen e

Byroja e Kuvendit u mblodh sot për të shqyrtuar ankimimin e Partisë Demokratike kundër përjashtimit të 6 deputetëve demokratë me vendim të komisionit të Etikës më 23 dhjetor të vitit të kaluar.

Por vendimi ka nisur të zbatohet më 19 janar dhe do të zgjasë deri më 19 shkurt. Në mbledhjen e zhvilluar sot, deputetët e PD pretenduan se PS po përpiqet të bunkerizojë çdo institucion, ndërsa kërkuan që mediat të ishin të pranishme, kërkesë që nuk u pranua nga socialistët.

Madje kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla pretendoi se asnjëherë mediat nuk kishin qenë të pranishme në mbledhje të byrosë. Kjo deklaratë u përgënjeshtrua nga deputetja Albana Vokshi e cila i dha Ballës datën e mbledhjes kur mediat kishin qenë të pranishme.

Pjesë nga debati:

Taulant Balla: Nuk mbaj mend të kem marrë pjesë në ndonjë mbledhje të Byrosë me Media.

Vokshi: 21 shkurt 2024 me media

Balla: Zonjë ti nuk ke të drejtë të flasësh...

Vokshi: Kush je ti të më heqësh të drejtën e fjalës mua? Kush je ti që gënjen. Më 21 shkurt 2024.

Balliu: Zonjë ju e para duhet t’i ndaloni të vazhdojnë fjalën ato që mashtrojnë. Ne presim reflektim nga ju që të mos vazhdoni vjedhjen, ju prisni reflektim nga ne që të mos ju denoncojmë. Versus.al

Poll