Kryeministri Rama ka vijuar me përgjigjet në rrjetet sociale kundrejt qytetarëve shqiptarë, të cilët shprehin mendimet e tyre lidhur me ngjarjet e fundit ku është përfshirë Shqipëria.
Sot vendi ynë , Italia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan sot në Abu Dhabi një marrëveshje të përbashkët e cila parashikon realizimin në territorin shqiptar të projekteve të prodhimit të energjisë së rinovueshme, kryesisht nga dielli dhe era, si dhe ndërtimin e një linje nënujore të transmetimit të energjisë mes Shqipërisë dhe Italisë.
Lidhur me këtë marrëveshje ka patur reagime të shumta në rrjetin social “Facebook”.
“Rama vetëm me Arabët ka mbetur. Përse nuk bën biznes edhe në Evropë edhe Amerikë?”, shkruan një prej qytetarëve.
Në rubrikën “SY m’SY”, Kreu i qeverisë ka njoftuar se Shqipëria dhe Amerika po bashkëpunojnë në një investim madhor në fushën e energjisë.
“Nuk ka diçka më larg të vërtetës, duke nisur që nga marrëveshja e sotme ku ishim midis italianëve dhe arabëve. Ju e dini sesa biznese bëjnë investitorët e huaj në Shqipëri, investime mbi 1 milionë euro. Po ne qeveria e dini sa projekte bëjmë me financime të huaja. Vijnë nga Europa thuajse të gjitha dhe para pak ditësh qeveria amerikane na njoftoi që ka përzgjedhur Shqipërinë në një investim të madh në sektorin e energjisë. Siç kemi çuar në një nivel tjetër marrëdhënien me Europën dhe Amerikën, kemi forcuar marrëdhëniet me vendet arabe dhe po afrohemi ndjeshëm edhe me Katarin. Është një marrëdhënie pozitive me një potencial të pazakonshëm dhe të pashfrytëzuar në të kalaurën”, është shprehur Kryeministri. /Versus.al/








