POLITIKË /

Ndotja e mjediseve turistike, Rama: E bëjnë shqipet që thejnë karrige në stadium dhe ulërasin në ndeshjet me Serbinë

Shkruar nga Versus

Ndotja e mjediseve turistike, Rama: E bëjnë shqipet që

Pasi e përmendi gjatë deklaratës së djeshme në prezantimin e Operatorit Kombëtar të Ujit, kryeministri Edi Rama iu rikthye sërish sot çështjes së ndotjes së ambienteve turistike nga vetë emigrantët shqiptarë.

Ai tha se shqiptarët mblidhen për të bërë fotot në vendet me pamje panoramike dhe në të njëjtin vend hedhin mbeturinat. Sipas tij, personat që e bëjnë një gjë të tillë, janë të njëjtët që thejnë karrige në stadium dhe bërtasin në kore kur skuadra jonë kombëtare luan me Serbinë apo ekipe që konsiderohen si “armike”.

“Kemi shumë rezultate pozitive nga operacioni “Plazhe të pastra”. Por nuk mund të bëjë dot gjë edhe sikur gjithë ushtria popullore e dikurshme të vijë për të pastruar plazhet nëse paralelisht me ata që pastrojnë, janë edhe ata që hedhin plehra. Turistë shqipfolës nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut, shqipet që mblidhen për të shijuar bukuritë ndalojnë në pikat turistike panoramike, bëjnë “selfie” o sa e mirë je ti moj Shqipëria ime dhe në të njëjtën kohë shkarkojnë edhe plehrat.

Dhe jam i bindur se ndotësit më të mëdhenj janë ulëritësit më të mëdhenj të stadiumit kombëtar, ata që thyejnë karriget në stadium dhe synojnë të kthejnë në luftëra ndeshjet me Serbinë apo ndonjë tjetër që këta janë gati ta luftojnë në stadium dhe ndërkohë këta janë ndotës të Shqipërisë kur vjen puna tek qëndrimi në plazh”- deklaroi Rama duke u përpjekur që të bëjë thirrje për sensibilizim më të madh për të mbajtur pastër vendin.

Mes të tjerash teksa foli për zhurmat, tha se do të ketë reduktim të "Beach Bar"-eve dhe se do të ndalohet muzika. Versus.al

Poll