Live Updates /

“Merr fund epoka e ujësjellësve me parazitë”, Rama prezanton Operatorin Kombëtar të Ujit: Burg për ata që vjedhin, heqim depozitat nga pallatet

*Kreu i qeverisë Edi Rama prezantoi sot Operatorin Kombëtar të Ujit që pritet të nisë punën që nga janari i vitit 2026. Teksa kritikoi ashpër ndërmarrjet aktuale të ujësjellësit duke i quajtur një dështim, Rama tha se me planin e ri për furnizimin e ujit, do të bëhet i mundur furnizimi i rregullt i qytetarëve në të gjithë vendin. *Një pjesë tjetër e planit për Operatorin Kombëtar të Ujit, Rama tha se do të bazohet në ndëshkimin e personave që abuzojnë me ujin duke kryer lidhje të paligjshme apo duke mos paguar faturat e energjisë elektrike. Thënë kjo, kryeministri tha se qytetarët kanë të drejtë të ankohen kur paguajnë paratë dhe nuk marrin shërbimin dhe nuk furnizohen me ujë rregullisht. *Përgjegjësinë e vuri tek pushteti lokal, duke thënë se bashkitë nuk e kanë luajtur rolin e duhur për të bërë të mundur funksionimin e këtyre ndërmarrjeve të ujësjellësit. Ndërsa tha se në kuadër të këtij plani, do të nisë edhe heqja e depozitave nëpër pallate pasi janë kthyer në burim katastrofash.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kreu i qeverisë Edi Rama prezantoi sot Operatorin Kombëtar të Ujit që pritet të nisë punën që nga janari i vitit 2026. Teksa kritikoi ashpër ndërmarrjet aktuale të ujësjellësit duke i quajtur një dështim, Rama tha se me planin e ri për furnizimin e ujit, do të bëhet i mundur furnizimi i rregullt i qytetarëve në të gjithë vendin. *Një pjesë tjetër e planit për Operatorin Kombëtar të Ujit, Rama tha se do të bazohet në ndëshkimin e personave që abuzojnë me ujin duke kryer lidhje të paligjshme apo duke mos paguar faturat e energjisë elektrike. Thënë kjo, kryeministri tha se qytetarët kanë të drejtë të ankohen kur paguajnë paratë dhe nuk marrin shërbimin dhe nuk furnizohen me ujë rregullisht. *Përgjegjësinë e vuri tek pushteti lokal, duke thënë se bashkitë nuk e kanë luajtur rolin e duhur për të bërë të mundur funksionimin e këtyre ndërmarrjeve të ujësjellësit. Ndërsa tha se në kuadër të këtij plani, do të nisë edhe heqja e depozitave nëpër pallate pasi janë kthyer në burim katastrofash.

4 Postime
2 DITE ME PARE

Rama për ndërmarrjet e ujësjellësit në rrethe: Të mbushura me parazitë! Hyjnë në punë falë krushqve

“Merr fund epoka e ujësjellësve me parazitë”, Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë prezantimit të Operatorit Kombëtar të Ujit, foli edhe për punësimet pa kriter nëpër shoqëritë e ndërmarrjeve për furnizimin me ujë. Sipas tij, drejtorët e ujësjellësve e kanë parë se shumë pak persona e bënin punën dhe se pjesa më e madhe e të punësuarve, ishin parazitë të cilët kanë hyrë pa meritë në vendin e punës, falë njohjeve me zyrtarë të caktuar.

“Një nga problemet themelore të furnizimit me ujë të shpërndarjes së ujit, është niveli i ulët i burimeve njerëzore të ndërmarrjeve. Drejtorët e shoqërive e kanë parë me sytë e tyre se me sa pak forca të përgatitura bëjnë punën dhe se sa forca parazite ka nëpër ndërmarrje që janë aty si rezultat i krushqisë, i politikës, i fqinjësisë së mirë në rrugën e fshatit. Operatori Kombëtar do ketë kapacitetin të jetë i distancuar nga kjo, siç u distancua nga politika, OSHEE. Nuk bën vaki që drejtuesit e OSHEE ti vendosë partia, të lëvizin lartë e poshtë se do partia, është epokë e mbyllur. OSHEE është një ndërmarrje që funksionon me rregullat e një korporate që ka rezultate”- deklaroi kryeministri mes të tjerash. Versus.al

2 DITE ME PARE

"Do heqim depozitat nga pallatet", Rama për ujin e pijshëm: Heqje lirie për ata që vjedhin

“Merr fund epoka e ujësjellësve me parazitë”, Rama

Mes planeve për Operatorin Kombëtar për furnizimin me ujë, kryeministri Edi Rama foli edhe për heqjen e depozitave nga pallatet duke thënë se rrezikojnë të shkaktojnë katastrofa.

“Kjo është dhe koha për të nisur me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara ku e ku më parë dhe që largqoftë mund të bëhen dhe burim katastrofash".

Rama tha se të gjithë qytetarët që paguajnë, kanë të drejtë që ankohen për mungesën e ujit në banesa. Ndërsa tha se për personat që vjedhin ujin, duhet të privohen nga liria njëjtë siç ndodhi me abuzuesit e energjisë elektri

“Ajo çfarë po bëjmë me këtë fazë të dytë të reformës është të garantojnmë në shërbimim me ujë suksesin që garantuam me shërbimin me energji elektrike. Dhe siç sot furnizimi me energji nuk është më një problem, pasiguri apo ankth dhe alarm, ashtu të jetë në Shqipërinë 2030 furnizimi me ujë. Njësoj siç bëmë me energjinë, ka ardhur koha që të bëjmë me këtë operator kombëtar, i cili do të jetë sinergjia e 15 shoqërive ekzistuese dhe me organet e tjera ligjzbatuese vendosjen e vijës së kuqe që fatkeqësisht bashkitë nuk e vendosën asnjëherë mes atij që paguan dhe atij qe vjedh ujin. Ai që paguan ka të drejtën të vëjë kujën se pse nuk e merr ujin.

Ndërsa ai që e vjedh duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vjedhën energjinë elektrike. U tregua një përrallë e gjatë që u kthye në një të vërtetë që iu hoq liria atyre që nuk paguan energjinë. Jo nuk është e vërtetë. Atyre iu pre energjia se një gjë është të mos e paguash dhe një gjë është ta vjedhësh. Siç krijuam Task forcën e energjisë, do krijojmë edhe atë të ujit. Do punojmë fort që të respektojmë shumicën e popullit që paguan rregullisht ujin dhe që meriton shërbim më të mirë. Nuk mundet që shumica të paguajë edhe për pakicën dhe të vuajë se pse një pakicë do të marrë qyl një mall që ka koston e vet"- u shpreh Rama. Versus.al

2 DITE ME PARE

Mungesa e furnizimit me ujë në pikun e vapës, Rama: Niveli i papërgjegjshmërisë tek bashkitë, i frikshëm!

“Merr fund epoka e ujësjellësve me parazitë”, Rama

Gjatë sezonit veror pati ankesa të shumta nga qytetarët në rrjetet sociale përsa i përket mungesës së furnizimit me ujë të pijshëm. Në Vlorë dhe Durrës, pati raportime për furnizim me ujë vetëm 1-2 orë në dy ose tre ditë.

Përsa i përket këtij shqetësimi, kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Operatorit Kombëtar të Ujit, theksoi se kishte patur një përmirësim të situatës që prej kur PS mori pushtetin. Por nënvizoi gjithashtu mungesën e përgjegjshmërisë në nivelin vendor.

“Ndërkohë që paralelisht ne nga ana jonë, kemi bërë investime masive. Nga 4 zona që furnizoheshim me ujë 24 orë në 2013 dhe me humbje në rrjet që shkonin afro 70%, kemi një panoramë tërësisht ndryshe, por është ndryshe në raport me atë që ishte, jo në raport me sfidën që kemi, aq më tepër në kushtet kur duam të shkëlqejmë në turizëm dhe kur volumi i kërkesës për ujë, posaçërisht në sezonin e pikut turistik rritet në mënyrë marramendëse, ndërkohë që kapaciteti për furnizim është tërësisht i pamjaftueshëm dhe niveli i papërgjegjshmërisë në pushtetin vendor është i frikshëm”, tha Rama. Versus.al

2 DITE ME PARE

Rama prezanton Operatorin Kombëtar të Ujit: Fragmentimi me 58 ndërmarrje, ishte katastrofë e vërtetë

“Merr fund epoka e ujësjellësve me parazitë”, Rama

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin për operatorin kombëtar të ujit. Gjatë prezantimit, Rama tha se nuk ka arsye për të humbur kohë më shumë për të patur një operator kombëtar të shpërndarjes së ujit.

Ndërsa pranoi se sistemi i shpërndarjes në 58 ndërmarrje ishte një katastrofë e vërtetë.  

“Dua të ndajmë me publikun një hap të rëndësishëm që duam të hedhim së shpejti lidhur me krijimin e operatorit kombëtar të shpërndarjes së ujit. Kemi pasur një trashëgimi dramatike në sektorin e ujit që kërkon investime dhe administrim të përgjegjshëm dhe në këto vite kemi bërë investime të mëdha dhe kemi rritur përgjegjshmërinë e administrimit. Por jemi të bindur dhe duke parë ecurinë e një reforme që u ndërmor pasa ca vitesh që nuk kemi arsye të humbasim kohë dhe të besojmë në një zgjidhje tjetër përveç një zgjidhje që na është sugjeruar edhe vite më parë.  Fragmentimi në emër të decentralizimit i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte katastrofë”, tha ai.

Sipas Ramës, faza e dytë e reformës së ujit do të shoqërohet edhe me një plan masash që do të përmbajë ndëshkime për abuzuesit. Ndërsa theksoi se do të ndërhyhet për të ndalur abuzimet për qëllime fitimi.

“Uji në qiell është diçka tjetër dhe në rubinet diçka tjetër. Në momentin kur futet në sistem, kthehet nga prodhimi i natyrës, në prodhim i njeriut. Është mall që grumbullohet, që shpërndahet, që shitet dhe blihet, është mall jetik dhe prodhimi i ujit kërkon operim Kombëtar. Kështu që për këtë arsye nisim këtë fazë të dytë të reformës, ndërkohë që po u them një gjë, nga faza e parë janë lidhur në rrejt 100 mijë përdorues të rinj. Dhe janë prerë një numër i konsiderueshëm lidhjesh të paligjshme, por sa i përket reformës jemi të qartë se çfarë do të bëjmë. Nga prodhimi, tek shpërndarja, furnizimi, njësoj siç bëjmë me energjinë, por njësoj sic kemi bërë me energjinë, do të ndërhyjmë me një plan masash, për të ndaluar abuzimet. Ndryshe nga energjia, këtu nuk jemi në kushtet, që kemi qytetarët që abuzojnë, këtu jemi në kushtet që kemi abuzues për qëllime fitime, abuzues me lavazhe nëpër lagje, me ujë që derdhet rrugëve kombëtare në pika të ndryshme, kemi abuzues me lidhje të paligjshme nëntokë, që do të jenë target i planit të masave, në mënyrë që shumica e qytetarëve që nuk abuzojnë dhe që paguajnë, të marrin shërbim të drejtë”, tha Rama. Versus.al

Poll