POLITIKË /

Tabaku më e votuara në Tiranë, “plas” sherri në PD! Adriana Kalaja: Sudes votat ia bleu Rama me oligarkët për të poshtëruar Berishën

Jorida Tabaku është deputetja demorkate më e votuar në Tiranë, duke u renditur e para në listën e hapur. Por përpara se të merrte urimet për rezultatin, brenda partisë së saj, Tabakun e kanë sulmuar.

Shkruar nga Versus

Tabaku më e votuara në Tiranë, “plas” sherri në

Jorida Tabaku është deputetja demorkate më e votuar në Tiranë, duke u renditur e para në listën e hapur. Por përpara se të merrte urimet për rezultatin, brenda partisë së saj, Tabakun e kanë sulmuar. Kandidatja e PD-së, Adriana Kalaja e ka akuzuar Tabakun se 20 mijë votat e saj në Tiranë kanë ardhur prej investimit të Ramës dhe oligarkëve. Madje nuk kursehet as me nofkat, duke e konsideruar Tabakun “Suden e PD-së”. Kalaja thotë se votimi në masë për Tabakun është bërë me qëllim për të poshtëruar Berishën dhe për të mbuluar blerjen e votave që kanë bërë vetë siç është rasti me Sara Milen në Elbasan.

Statusi i Kalasë:

Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët dhe këtë e dinë të gjithë.

Qëllimi:

Për të poshtëruar Berishën;

Për të mbuluar blerjen e atyre të vetëve si Sara Mile;

Për të zgjedhur opozitën që do.

Do ja shohin hajrin shpejt Sudes

E do Rama në krye të PD.”- shkruan Kalaja.

Tabaku më e votuara në Tiranë, “plas” sherri në   Versus.al

Poll