POLITIKË /

“Të dalin lakuriq se marrin më shumë klikime”, Shehi për “disset” Rama-Basha: Groteske! Keqardhje për Lulin

Shkruar nga Versus
“Të dalin lakuriq se marrin më shumë klikime”, Shehi
Fotomontazh: Edi Rama, Lulzim Basha dhe Dashamir Shehi

Kreu i koalicionit “Dajthtash për Zhvillim”, Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “5 Pyetjet”, u shpreh i bindur se në zgjedhjet e 11 majit, do të bëhet i mundur rotacioni politik.

“Unë them se do ketë rotacion, sondazhet nuk kanë shumë peshë për mua, duke parë atë që ndodhi në SHBA. Grupet alternative do mbledhin votat dhe do bëjnë të mundur rotacionin. Te ne duhet rotacion vertikal, ta përmbysi situatën. Ka kapacitete në Shqipëri për t’u arritur. Na kanë qeverisur dy vetë, Rama-Berisha, ka nevojë për ndryshim. Tre dekada të njëjtët njerëz”, tha ai për situatën elektorale.

Ndërsa nuk nguroi të shprehet për replikat me video e “disse” mes Ramës dhe Bashës të cilat i konsideroi si “Grotesk” dhe tha se ndjen keqardhje që Basha ka rënë në këtë gjendje.

“Kjo është grotesk. Mua më vjen keq që edhe Basha ka rënë në këtë gjendje, edhe pse politika e ka edhe humorin. Kjo është për të marrë klikime. Por për këtë gjë më mirë të dalin lakuriq se i klikojnë më shumë, ose Big Brother. Nëse është kjo politika me makina, në sensin e humorit politik, mua më vjen keq për Bashën se Rama e ka pasur të tijën batutën, e ka përdorur shumë. Por kjo është estradë, humor del e bën te lokali lagjes”- shtoi Shehi. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: