POLITIKË /

“Të mbajmë një m** heshtje për Papa Françeskun”, Berisha lapsus në takimin elektoral në Pukë

Shkruar nga Versus

“Të mbajmë një m** heshtje për Papa

Zyrtarë të shumtë të shtetit shqiptar kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut duke vlerësuar figurën e tij dhe rolin që kishte në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Mes tyre ka qenë edhe kreu i PD Sali Berisha i cili para nisjes së takimit elektoral në Pukë kërkoi të mbahej një minutë heshtje në nderim të Papës, por as këtë herë nuk i shpëtoi lapsusit teksa shprehej.

“Miq para se të fillojmë këtë takim elektoral, ju ftoj të nderojmë me m**, një minutë heshtje një burrë të madh të njerëzimit, një mik të shquar të kombit shqiptar Papa Françesku i cili u nda sot nga jeta. Krishtërimi, mbarë njerëzimi dhe shqiptarët kanë humbur një kolos të mendimit, të besimit tek Zoti, por edhe dashurisë dhe respektit për njeriun”- deklaroi kreu i Partisë Demokratike. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: