POLITIKË /

U pyet në SPAK për fshehje pasurie, deputeti i PD, Baçi: I njëjti patronazhist më ka rikallëzuar

Baçi pretendoi se i njëjti person e ka kallëzuar edhe më herët për fshehje pasurie dhe se SPAK e kishte mbyllur çështjen.

Shkruar nga Versus

U pyet në SPAK për fshehje pasurie, deputeti i PD, Baçi: I

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi u paraqit sot në SPAK ku u pyet mbi një kallëzim të bërë ndaj tij për fshehje pasurie. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Baçi tha se bëhet fjalë për një çështje që është mbyllur më herët, por sërish i njëjti person e ka kallëzuar.

“Pasuria ime është hetuar për muaj me radhë dhe më pas u mbyll. Personi që ka bërë denoncimin është patronazhist, ka bërë të njëjtin kallëzim për një çështje të mbyllur. Unë pyetjeve ju përgjigjia, gjithsesi SPAK-u si i vëmendshëm që është të sqarojë qytetarët”- u shpreh Baçi.

Për të njëjtën çështje, Luan Baçi u paraqit edhe në muajin maj për t'u pyetur në SPAK. Së fundmi emri i deputetit është referuar në SPAK edhe për kaosin e krijuar në Kuvend nga ana e Partisë Demokratike. Ai u përfshi edhe në përplasjet fizike mes deputetëve dhe FNSH gjatë seancës së 17 tetorit, ku pretendoi se njëri prej policëve e kishte kërcënuar me armë zjarri. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: