POLITIKË /

U tërhoq selia blu para zgjedhjeve, Sula: Berisha të tërhiqet nëse i dhimbset PD-ja! Deputetët e opozitës, rrogëtarë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i cili u tërhoq nga kandidimi para zgjedhjeve të fundit, ka mbajtur një fjalim të fortë kritik në Kuvend, duke i drejtuar gishtin opozitës për humbjen e thellë elektorale.

Shkruar nga Versus
U tërhoq selia blu para zgjedhjeve, Sula: Berisha të tërhiqet
Dashnor Sula

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i cili u tërhoq nga kandidimi para zgjedhjeve të fundit, ka mbajtur një fjalim të fortë kritik në Kuvend, duke i drejtuar gishtin opozitës për humbjen e thellë elektorale. Në një deklaratë plot zhgënjim, Sula tha se ndihet i lehtësuar që nuk do të jetë pjesë e një “teatri 4-vjeçar” në Kuvend, ku sipas tij, rolet janë ndarë qartë mes pozitës dhe opozitës, por fajin e vërtetë për disfatën e mbajnë demokratët vetë.

“Ndihem i lumtur që nuk do jem pjesë e një teatri në 4 vjetët e ardhshme të kësaj salle. Në këtë teatër janë dy aktorë pozitiët dhe negativët. Negativët janë këta të opozitës që do marrin një rrogë edhe 4 vjet dhe demokratët i nxorrën jashtë Shqipërisë. Për herë të parë nuk do flas për Edi Ramën apo për manipulimin e zgjedhjeve. Jo sepse nuk ekzistojnë po sepse nuk dua të bëj atë që kam bërë për 4 vite me radhë t’ja vë fajin tjetrit.

Ai nuk kurseu as drejtuesit aktualë të opozitës, duke i quajtur “rrogtarë të lumtur” dhe theksoi se PD-ja ka folur më shumë për vetveten sesa për qytetarët. Me tone të qarta drejtoi edhe një mesazh për Sali Berishën, duke i kërkuar të tërhiqet për të shpëtuar partinë:

'Opozita i ka humbur zgjedhjet për shkak të vetvetes, jo sepse Rama i fitoi ndershëm, po ne nuk bindëm qytetarët për besueshëm. 50 deputetë demokratë janë thjesht të lumtur që do jenë rrogtarë. Ne humbëm dhe më thellë, nuk mjafton të thuash Rama bleu viota se kemi humbur mbi 250 mijë vota, këtë s’na e bëri Rama e bëmë me dorën tonë. Le të hamendësojmë që ka blerë 10-12 deputetë, problemi s’është te numri është te humbja e besimit. Kemi folur më shumë për njëri-tjetrin sesa qytetarët, sesa me hallet e njerëzvë. Nëse i dhimbset PD-ja Berisha të tërhiqet. Është momenti që Berisha të gëzojë nipërit dhe mbesat. Doktor mos dëgjo ata dhe bindju urdhrin e gjyaktës se do të marrin më qafë. Mos dëgjo ata që ke afër do të të marrin mëqafë."- tha ai. 

Në fund, Sula u shpreh se nuk është profet apo shenjtor, por një qytetar që nuk do të humbasë lidhjen me njerëzit. Ai përfundoi me një thumb ironik:

Unë nuk jam profet, nuk jam shenjtor unë jam thjesht jë njeri që nuk i këpus këmbët nga qytetarët. Ju s’mendoni. Ta gëzoni mandatin edhe rrogën të nderuar deputetë.”- tha Dashnor Sula.

Poll