POLITIKË /

“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Kreu i PD-së i përgjigjet thirrjeve të protestuesve

Berisha i cilësoi këto slogane si “klithma dëshpëruese” dhe “mjerane” të asaj që ai e quajti “opozita e opozitës”.

Shkruar nga Versus

“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Kreu i PD-së i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me thirrjet kundër tij që janë dëgjuar gjatë protestës 27-ditore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit kanë brohoritur herë pas here “Rama në burg, Berisha në burg”.

Gjatë një bashkëbisedimi me komentuesit në rrjet, Berisha i cilësoi këto slogane si “klithma dëshpëruese” dhe “mjerane” të asaj që ai e quajti “opozita e opozitës”.

Sipas tij, pjesëmarrja e demokratëve në protestë është bërë si qytetarë dhe jo nën simbolet e partisë, duke theksuar se vendimi për të marrë pjesë ka qenë i drejtë.

“Janë slogane, klithma mjerane të opozitës së opozitës, me të cilat kërkohet të krijohet një barazim mes pozitës dhe opozitës”, u shpreh Berisha, duke shtuar se këto thirrje nuk kanë lidhje me idealet qytetare apo rinore.

Ai i konsideroi këto reagime si shprehje mllefi dhe pakënaqësie politike, duke theksuar se në politikë nuk mund të barazohet pozita me opozitën.Versus.al

Poll