POLITIKË /

“Çuna, respekte po e kuptoni edhe vetë, apo jo Turi?/ Rama thirrje bizneseve: Hiqni vetë lavazhet nga rruga, përndryshe gjobë!

Kryeministri Edi Rama vazhdon thirrjet për lirimin e hapësirave publike, të zaptuara nga bizneset pribvate.

Shkruar nga Versus

“Çuna, respekte po e kuptoni edhe vetë, apo jo Turi?/ Rama

Kryeministri Edi Rama vazhdon thirrjet për lirimin e hapësirave publike, të zaptuara nga bizneset pribvate.

Kreu i qeverisë ka ndarë një video në rrjetin social ‘Facebook’, ku i bën thirrje bizneseve t’i heqin vetë bizneset siç janë lavazhet në rrugë dhe mos të marrin gjobë.

“Çuna, respekte po e kuptoni edhe vetë që nuk ecën më kjo punë kështu apo jo Turi?
Prandaj hiqini vetë këto që mos merrni edhe gjobë dhe po e patët tokën tuaj, merrni leje për një njësi shërbimi normale brenda rregullave jo për lavazh në rrugë – e deri atëherë toka do rri bosh dhe pastër në shërbim të komunitetit.  Po s’e patët tokën tuaj, në këto hapësira do mbillen përfundimisht pemë e do vihen stola apo lodra për fëmijët”-shkruan Rama krahas videos.

 

Poll