Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur në emisionin “Quo Vadis” për politikën në Shqipëri. Pavarësisht se ka njoftuar tërheqjen nga politika, Kryemadhi nuk ndenji pa u përgjigjur kur u pyet për politikanin më të pabesë në vend.
Me një sërë etiketimesh, Kryemadhi përmendi Lulzim Bashën si politikanin kryesor fajtor për situatën ku është vendi tani duke e akuzuar këtë të fundit se duke u ndjerë i kërcënuar nga McGonigal dhe mosmarrja e vizës amerikane, i dorëzoi Ramës të gjithë pushtetet e mundshme.
“Nëqoftëse tradhtia, pabesia, imoraliteti, poshtërsia, ligësia, fundërrinëllëku, legenlliku, çdo gjë do të përmblidhej me emrin e Lulzim Bashës. Situata ku është Shqipëria sot është si rezultat i gjithë mënyrës politike që ndërtoi Lulzim Basha. Kërcënimi që iu bë nëpërmjet McGonigal dhe mosmarrjes së vizës amerikane, ai e dorëzoi fatin e të gjithë faktorit shqiptar në duart e një njeriu”- u shpreh Kryemadhi. Versus.al








