POLITIKË /

VIDEO/ Mori leje për t'u betuar si eurodeputet, Fredi Beleri rikthehet në qeli

Beleri shoqërohej nga kandidati i opozitës për bashkinë Himarë, Petro Gjikuria i cili do të garojë për zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit në Himarë.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Mori leje për t'u betuar si eurodeputet, Fredi Beleri rikthehet
Fredi Beleri rikthehet në burg

Fredi Beleri, pas betimit si eurodeputet i “Demokracia e Re” në Parlamentit Evropian në Strasburg, është rikthyer për të vijuar dënimin e tij në burgun e Fierit.  

Beleri shoqërohej nga kandidati i opozitës për bashkinë Himarë, Petro Gjikuria i cili do të garojë për zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit në Himarë.

Para se të rikthehej Beleri u shpreh para gazetarëve:

“Siç ju kisha thënë u ktheva sot në burg, nuk përdora imunitetin si eurodeputet. U ktheva se këtu në Shqipëri është shtëpia ime dhe këtu dua të jetojë. Jam i bindur për drejtësinë time, në mos në gjykatat shqiptare, në gjykatat shqiptare. Jam shumë i lumtur që sot më shoqëron kandidati i duhur për Himarën, Petro Gjikuria. Kam kërkuar lirinë me kushte”

Ndërsa Petro Gjikuria në një deklaratë për mediat, theksoi se ndihet i sigurt për fitoren e tij.

“Unë jam Petro Gjikuria dhe ju përgjigja thirrjes së kryeministrit për tu kthyer emigrantët dhe erdha nga Amerika. Himara ka një eurodeputet Fredin Belerin dhe unë kam filluar fushatën dhe pak ditën na kanë ngelur. Unë jam i sigurt për fitoren time sepse jam një bir himariot”, tha ndër të tjera Gjikuria.

Kujtojmë se Beleri u arrestua më 12 Maj dhe u dënua nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 2 vite burg për blerje votash.

Beleri e shlyen dënimin përfundimisht në 19 tetor dhe fiton lirinë.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: