POLITIKË /

Vota e diasporës, Rama: U vonuam për ta realizuar, sepse nuk mjaftonin vetëm votat e PS

Sipas Ramës në nisje të mandatit qeverisës të PS, nuk ekzistonin marrëdhëniet shtetërore me shqiptarët e diasporës.

Shkruar nga Versus
Vota e diasporës, Rama: U vonuam për ta realizuar, sepse nuk mjaftonin
Kryeministri Edi Rama

Këshilli Koordinues për Diasporën zhvilloi sot takimin e katërt nën kryesimin e kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë foli për zhvillimin e marrëdhënieve shtetërore me shqiptarët e diasporës që prej vitesh jetojnë e punojnë në shtete të huaja.

Ai tha se në nisje të mandatit të parë qeverisës, marrëdhëniet e tilla ishin ‘inekzistente’.

“Është e pashmangshme t’ju kujtoj të gjithëve këtu që kur ne morëm detyrën ishte një shkretëtirë në marrëdhëniet mes shtetit dhe diasporës”- tha Rama.

Më tej teksa foli për votën e diasporës, Rama u shpreh se shkak për vonesat në realizim është bërë edhe fakti që nevojiteshin edhe votat e opozitës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ndërsa e kosideroi si sfidë procesin e mëtejshëm për regjistrimin dhe votimin e emigrantëve shqiptarë jashtë vendit.

“Tanimë është një mision i përmbyllur përsa na takon ne vota e diasporës. Një mision jo i lehtë që është i lidhur me një vullnet që shkon përtej ndasive partiake dhe që kërkon një votë më të madhe në numër sesa ajo e një shumice qeverisëse, arsyeja përse jemi vonuar për një kohë të gjatë. Por më në fund edhe si rezultat i mobilizimit të zërave në diasporë, u realizua dhe sot jemi në prag të një procesi zgjedhor ku për herë të parë, shqiptarët jashtë vendit do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës pa pasur nevojë të udhëtojnë drejt Shqipërisë por thjesht duke përdorur postën nga aty ku banojnë. Është një sfidë më vete, nuk e shoh kreun e KQZ, por me siguri do jetë i pranishëm edhe ai për të dhënë detajet mbi vështirësitë teknike të këtij procesi”- deklaroi kryeministri. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: