Lulzim Basha, kryetar i Demokratëve Euroatlantikë pohon se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në vitin e ardhshëm, përpos ndjekjes ligjore të vendimit të Gjykatës së Apelit për t’i kaluar vulën Sali Berishës, deri në dërgimin e çështjes në Strasburg. Basha tha se do të garojë në zgjedhje me ekip me kandidatë me lista të hapura.
‘Demokratët Euroatlatnikë janë e vetmja forcë që kanë një program konkret. Partia në pushtet kanë kopjuar pjesë të programit tonë. Kopjimi forma më e lartë e vlerësimit. Gjithçka orientohet rreth interesit personal. Jemi në këtë sipërmarrje politike jo për karrike por se besojmë të një projekt politik. Kur njerëzit humbin motivin publik dhe i kap për hunde interesi personal e bëjnë të pashpjegueshme pozitën ku kanë rënë. Nuk ka asgjë enigmatike dhe të mbajtur sekret. Kemi dërguar rekursin në GJL dhe me tej në Strasburg. Asgjë nuk do të na ndalojë të konkurrojmë në zgjedhjet e ardhshme. Berisha e nisi këtë betejë duke më akuzuar mua sikur janë shitur të Edi Rama. Është i njëjti person që thotë se zgjedhjet janë subjekt i manipulimit qeveritar.
Ky kontroll i PD nuk bëhet ta çojë PD-në drejt pushtetit, bëhet ta përdorë PD si instrument për ta mbrojtur Berishën në përballjen me drejtësinë dhe të mbrojë interesat e tij dhe të tarafit të tij. Kemi Berishën që është i qartë në atë që kërkon. Është një grup që prej fillimit ka parë interesin e vet personal. Në vend të zgjidhë rrugën e vështirë, i shkuan nga pas të ruajnë karrigen e deputetit. Ka edhe një grup tjetër për ta ruajtur PD nga bunkerizimi, u dorëzua para interesit personal. Çdo demokrat e kupton se këta njerëz haptas pranojnë se nuk kanë synim largimin e Ramës, por rikonfimimin e tyre në karrigen e deputetëve. Ky grupim ka braktisur interesat e njerëzve dhe interesave te tyre. Rama e ka mbështetur prej ditës së parë nga përjashtimi nga grupi parlamentar. Në këmbim ka marrë votën e Berishës për të amnistuarit e grupit të korruptuar të Edi Ramës. Ka një zhgënjim masive tek demokratët dhe përgjegjësia jon është më e madhe, ne jemi të vetmit që kemi potencialin të mobilizojmë një alternativë për shqiptarët.'- tha Basha për Report.tv.
Ku ndahet me grupimin e Berishës?
'Ndarja më e madhe mes nesh janë motivet që na mbajnë në politikë, qartësisht Berishën dhe ata në valën e parë dhe ato në valën e dytë i mban motivi personal. Mendoni se ishte më e lehët për ata që shkuan aty se sa për mua që të zgjidhja interesin personal. Sigurisht që jo por kjo do të ishte tradhtia më e madhe e demokratëve.'- tha Basha.








