POLITIKË /

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis sot regjistrimi i emigrantëve shqiptarë që duan të votojnë! Ja hapat që duhet të ndjekin

Afati për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë në PER është deri më datë 4 mars.

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis sot regjistrimi i emigrantëve shqiptarë

Sot nisin regjistrimet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për shqiptarët të cilët jetojnë e punojnë jashtë vendit. Për herë të parë shqiptarët e diasporës do të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhje duke votuar pa qenë nevoja të kthehen në Shqipëri.

Hapi i parë i procesit nis me Platformën Elektronike (PER) që zgjat deri më 4 mars. KQZ tashmë ka testuar pajisjen elektronike e cila ka funksionuar.

Si kryhet regjistrimi:

Emigranti që kërkon të regjistrohet, fillimisht duhet të hapë një llogari në platformën (PER).

Emigranti, gjatë paraqitjes së kërkesës së tij për regjistrim në listën e zgjedhësve jashtë vendit sipas rregullave të miratuara nga Komisioni Rregullator, zgjedhësi ngarkon në platformën elektronike të regjistrimit të paktën një nga dokumentet e listuara që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë:

– Certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës, që provon pronësinë e banesës;

– Dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj i lëshuar nga autoritetet përkatëse;

– Kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;

– Dokumente bankare (kontratë kredie/vërtetim bankar etj.) që përmban adresën e banimit;

– Kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;

– Kontratë furnizimi ose faturë të energjisë gaz ose elektrike në banesë;

– Kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;

– Kontratë ose faturë të shërbimit të internetit të telefonisë fikse në banesë;

– Dokument i lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësve në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni apo tjetër të ngjashëm;

– Dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar në shtetin e rezidencës që provon pronësinë e banesës;

– Leje drejtimi automjeti (patentë) në rastet kur shënohet adresa e banimit;

Ose çdo dokument tjetër të lëshuar në shtetin e huaj që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e deklaruar jashtë vendit.

Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në të njëjtën adresë që aplikojnë në platformën elektronike të regjistrimit nuk mund të jetë më shumë se 6 persona. Përjashtim nga ky rregull do të bëhet vetëm për arsye të përligjura dhe pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor (PER) do të lejojë regjistrimin e më shumë shtetasve shqiptarë.

Pasi të kryhen të gjitha hapat për regjistrim në këtë platformë elektronike, KQZ do t’i kthejë përgjigje emigrantit nëse kërkesa i është miratuar ose jo. Në rast të një refuzimi, do i sqarohet emigrantit se cilat dokumente duhet të plotësojë me qëllim që t’i miratohet kërkesa.

Duke qenë se votimi zhvillohet për herë të parë për shqiptarët e disaporës, kostot do të mbulohen nga shteti, por për mbulimin e plotë të shpenzimeve, do të duhen ndryshime ligjore në Kuvend për të cilat nevojiten edhe votat e opozitës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: