Donald Trump publikoi sot foton e tij zyrtare si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, i cili ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me foton e tij të realizuar dy vjet më parë në një burg të Xhorxhias.
Koka pak e përkulur përpara, vetulla e djathtë pak e ngritur, buzët e mbyllura fort: fotografia zyrtare duket të jetë një copy-paste e asaj të marrë për dosjet e policisë më 24 gusht 2023, kur ai u ndoq penalisht për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 2020 në shtetin e Xhorxhias.
Me një ndryshim të vogël: në foton e dosjes së policisë Trump mban një kravatë të kuqe, në atë zyrtare blu elektrike. Xhaketa e tij blu gjithashtu përmban një spilë flamuri amerikan.
Një vit e gjysmë më parë, miliarderi republikan, i cili do të bëjë betimin si president më 20 janar të këtij vitit, postoi fotografinë e tij si i pandehur në platformën X, me mesazhin “Kurrë mos u dorëzo!”.
Trump e përdori këtë foto të tij në avantazhin e tij në një stil provokues, duke përsëritur vazhdimisht se është viktimë e një "gjuetie shtrigash". Ai e përdori atë në bluza, kapele, filxhanë ... kudo gjatë fushatës së tij elektorale. Bluza me fjalën “Wanted” (I kërkuar) emocionoi fansat e tij që e mbajnë edhe sot, duke rritur në mënyrë të pafund shitjet e artikujve që lidhen me të.
Në mbishkrimin e fotos zyrtare thuhet shkurt: “Për katër ditë, Donald Trump do të betohet si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara”.







