MAGAZINË /

Grupi E/ Rumania e Sllovakia barazojnë dhe kualifikohen, i ndjek pas Belgjika

Shkruar nga Versus

Grupi E/ Rumania e Sllovakia barazojnë dhe kualifikohen, i ndjek pas

Sllovakia dhe Rumania kanë luajtur baras me rezultat 1-1 në kuadër të ndeshjes së fundit të fazës së grupeve në kuadër të Grupit E, duke bërë që këto dy kombëtare të kalojnë tutje.

Për këtë ndeshje është shkuar dhe biseduar gjatë kësaj javës, pasi barazimi do t’i dërgonte më tej dhe ashtu doli.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 24-të, kur Juraj Kucka asistoi te Ondrej Duda, i cili shënoi për 1-0 në të mirë të sllovakëve.

Por nuk vonoi shumë dhe ndeshja u barazua, pasi në minutën e 36-të. rumunët fituan penallti. Razvan Marin ishte e saktë duke shënuar në portën e Martin Dubravka për 1-1.

Pjesa e dytë ishte e qetë, pasi vetëm në minutën 61 dhe 65 të dy skuadrat kishin nga një gjysmë rast.

Grupi E/ Rumania e Sllovakia barazojnë dhe kualifikohen, i ndjek pas

Belgjika ja doli të kalojë në mesin e 16-të më të mirave në Euro 2024, pasi barazoi pa gola me Ukrainën në kuadër të Grupit E.

Belgët e nisën më mirë ndeshjen, duke kërkuar golin e epërsisë, por që nuk doli.

Në fund të barazimit pa gola, të gjitha skuadrat e grupit E kishin nga 4 pikë, por Ukraina u skualifikua.

 

Poll