
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbërriti në Berlin të hënën në mbrëmje, ku do të takohet me kancelarin Olaf Scholz dhe do të marrë pjesë në një konferencë për rindërtimin e Ukrainës.
Lajmin e bëri me dije vetë Zelensky nëpërmjet rrjetit social “X”.
“Kancelari Scholz dhe unë do të diskutojmë për ndihmën e mëtejshme të mbrojtjes, zgjerimin e sistemit të mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe prodhimin e përbashkët të armëve”, shkroi Zelensky.
Ndërkohë, në Ukrainë zëvendës komandati i përgjithshëm i forcave të Armatosura të Ukrainës, Vadym Sukharevskyi është emëruar komandant i forcave të reja për sistemet pa pilot ndërkohë që Rusia ka vijuar me bombardimet kryesisht në zonën e Kharkivit. Versus.al







