BOTA /

Shefi i NATO-s jep deklaratën e fortë: Po shqyrtojmë vendosjen e armëve bërthamore

Sipas Stoltenberg, vendosja në gatishmëri e armëve bërthamore është garanci përballë kërcënimit rus.

Shkruar nga B.V
Shefi i NATO-s jep deklaratën e fortë: Po shqyrtojmë vendosjen e
Jens Stoltenberg

NATO është në bisedime për të vendosur më shumë armë bërthamore, duke i nxjerrë ato nga magazinimi dhe duke i vendosur në gatishmëri, përballë një kërcënimi në rritje nga Rusia dhe Kina.

Kështu është shprehur sekretari i përgjithshëm i Organizatës, Jens Stoltenberg i cili në një intervistë për “Telegraph” tha se kishte konsultime të drejtpërdrejta midis anëtarëve për të përdorur transparencën rreth arsenalit bërthamor.

“Nuk do të hyj në detaje operacionale se sa koka bërthamore duhet të jenë funksionale dhe cilat duhet të ruhen, por ne duhet të konsultohemi për këto çështje. Kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë. Transparenca ndihmon për të komunikuar mesazhin e drejtpërdrejtë se ne, natyrisht, jemi një aleancë bërthamore. Synimi i NATO-s është, natyrisht, një botë pa armë bërthamore, por për sa kohë që ekzistojnë armët bërthamore, ne do të mbetemi një aleancë bërthamore, sepse një botë ku Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut kanë armë bërthamore dhe NATO jo, është një botë më të rrezikshme.”- tha ai.

Stoltenberg tha javën e kaluar se armët bërthamore ishin "garancia përfundimtare e sigurisë" e NATO-s dhe një mjet për të ruajtur paqen.

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar vazhdimisht se Moska mund të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur veten në rrethana ekstreme. Ai akuzon SHBA-të dhe aleatët evropianë se po e shtyjnë botën në prag të konfrontimit bërthamor duke i dhënë Ukrainës miliarda dollarë armë, disa prej të cilave po përdoren kundër territorit rus. Versus.al

Poll