BOTA /

Përfundon keq takimi Trump-Zelenski. Asnjë marrëveshje, presidenti amerikan: "Kthehuni kur të jeni gati për paqe"

Konferenca për shtyp mes dy liderëve është anuluar.

Shkruar nga Versus

Përfundon keq takimi Trump-Zelenski.  Asnjë marrëveshje,

Volodymy Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë pas përplasjes së dhunshme me Donald Trump.

Konferenca për shtyp mes dy liderëve është anuluar.

Donald Trump duket se po i jep fund takimit të tij me Volodymyr Zelensky. "Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe," shkroi ai në platformen "Truth" (e Vërteta), duke akuzuar udhëheqësin ukrainas "për mosrespektim të Shteteve të Bashkuara".

Përplasja mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky vazhdoi për rreth 20 minuta në Zyrën Ovale dhe në një moment presidenti amerikan i tha liderit ukrainas "pa armët e Shteteve të Bashkuara do ta kishit humbur luftën për dy javë". Në një moment tjetër ai e ofendoi Zelenskyn duke thënë se "ai nuk është aq i zgjuar".

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: