T
oni Kroos, pas suksesit në Champions League me Realin e Madridit, zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse edhe me fanellën e Gjermanisë, në duelin hapës të “Euro 2024” ndaj Skocisë.
34-vjeçari regjistroi plot 101 pasime të sakta në këtë takim, duke gabuar vetëm 1.
Mesfushori i cili ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në fund të Evropianit, qëndroi në fushë për 80 minuta, duke u zëvendësuar nga Emre Can.







