BOTA /

VIDEO/ Dhunë dhe kaos, Britania po përballet me trazira të rënda, rebelët sulmojnë qendrat e azilkërkuesve

Sipas CNN rebelët i kanë vënë zjarrit dhe kanë depërtuar në hotelet ku strehohen azilkërkuesit në Anglinë Veriore të dielën (4 gusht).

Shkruar nga B.SH

VIDEO/ Dhunë dhe kaos, Britania po përballet me trazira të

Britania e Madhe po përballet me trazirat më të rënda sociale që ka parë në vite.

Sipas CNN rebelët i kanë vënë zjarrit dhe kanë depërtuar në hotelet ku strehohen azilkërkuesit në Anglinë Veriore të dielën (4 gusht).

Dhuna u shkaktua për shkak të vrasjen me thikë të tre vajzave të vogla në Southport, në Anglinë veriperënDimore në fillim të javës që lam pas.

E djathta ekstreme ka përhapur një valë dezinformimi, duke përfshirë dhe pretendimin e rreme se sulmuesi ishte një emigrant për të mobilizuar protesta anti-myslimane dhe kundër emgrantëve, shton më tej në shkrimin e tij CNN.

Ndërsa Policia britanikë në njoftimin e saj shkruan se sulmuesi i ngjarjen ë Southport ka lindur në Britani.

Pamje e publikuara nga CNN tregojnë protestuesit të dielën (4 gusht) duke i vënë flakën dy hoteleve ku strehohen emigrantët një Tamworth dhe një tjetër në Rotherham.

Në Tamworth, protestuesit hodhën predha, thyen xhamat dhe ndezën zjarre, duke plagosur një oficer policie, sipas autoriteteve lokale.

Ndërkohë në Rotherham, protestuesit hodhën dërrasa druri, u vunë flakën objekteve pranë hotelit dhe thyen xhamat për të hyrë në ndërtesë, tha policia.

Hoteli në Rotherham në atë kohë ishte "plot me banorë dhe staf të tmerruar", sipas një deklarate të ndihmës shefit të policisë Lindsey Butterfield.

Kryeministri britanik Keir Starmer ka dënuar protestat e dhunshme të fundjavës, të cilat panë të paktën 147 persona të arrestuar që nga nata e së shtunës. Ata që janë të përfshirë në dhunë do të përballen me forcën e plotë të ligjit, paralajmëroi ai.

Të dielën, Zyra e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se xhamive në Mbretërinë e Bashkuar do t'u ofrohet "mbrojtje më e madhe me siguri të re emergjente" në dritën e sulmeve të fundit.

Sipas marrëveshjeve të reja, "policia, autoritetet lokale dhe xhamitë mund të kërkojnë vendosjen e sigurisë së shpejtë, duke mbrojtur komunitetet dhe duke lejuar kthimin në adhurim sa më shpejt të jetë e mundur," tha Zyra e Brendshme.

“Askush nuk duhet të bëjë asnjë justifikim për veprimet e turpshme të huliganëve, banditë dhe grupet ekstremiste që kanë sulmuar oficerët e policisë, plaçkitin dyqanet lokale apo sulmojnë njerëzit në bazë të ngjyrës së lëkurës së tyre”, tha Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper./Versus.al



 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: