
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë lindur foshnjat e para të vitit 2026 – dhe jo vetëm një, por trinjakë!
Sipas njoftimit të tij, Fjolla është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë tre djem të shëndoshë dhe të fortë. Kryeministri theksoi se nëna dhe foshnjat janë mirë dhe se kjo ngjarje e veçantë sjell gëzim për të gjithë familjen.
“Urime prindërve dhe familjes. Të porsalindurve u dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë”, shkroi Kurti në njoftimin e tij.
Ai falënderoi gjithashtu stafin shëndetësor të QKUK-së për kujdesin dhe përkushtimin e treguar në çdo moment, duke bërë të mundur që lindja e trinjakëve të kalonte pa probleme.

