MAGAZINË /

Dimri i ashpër, temperatura deri në -13 °C në ditën e parë të 2026 në kufi me Shqipërinë

Moti i ftohtë pritet të ndikojë edhe në Shqipëri, me reshje të mundshme dhe temperatura poshtë zero gjatë mëngjesit.

Shkruar nga Versus

Dimri i ashpër, temperatura deri në -13 °C në ditën e

Maqedonia e Veriut ka nisur vitin 2026 nën ndikimin e një moti të ftohtë, me temperatura minimale që kanë shënuar deri në -13 gradë Celsius, njoftojnë autoritetet meteorologjike. Mëngjesi ka qenë i kthjellët, ndërsa gjatë ditës pritet mot kryesisht me diell dhe erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga -13 deri në -5 gradë, ndërsa ato maksimale nga -1 deri në 6 gradë Celsius. Në kryeqytetin Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ftohtë, me erë mesatare nga jugu, temperatura minimale do të zbresë deri në -8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 3 gradë.

Ndikimi i këtij moti të ftohtë ndikohet edhe nga Shqipëria e veriut dhe qendrore, ku priten temperatura të ulëta gjatë mëngjesit dhe mundësi për reshje të lehta bore në zonat malore.

Poll