BOTA /

Pritet kaos në Mbretërinë e Bashkuar, paralajmërohen 35 tubime antiemigrim. Mijëra policë në gatishmëri

24 orët e ardhshme priten të jenë të vështira për autoritetet britanike, pasi sot priten dhjetëra mitingje të grupeve të ekstremit të djathtë në zona të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar, duke vijuar kaosin që ka shpërthyer në vend pas masakrës 29 korrikut

Shkruar nga M.H
Pritet kaos në Mbretërinë e Bashkuar, paralajmërohen 35
Moment nga protesta

Në gjithë Mbretërinë e Bashkuar ka patur trazira, sulme dhe protesta të dhunshme javën e fundit, pasi tre vajza u vranë në një sulm me thikë në qytetin Merseyside.

24 orët e ardhshme priten të jenë të vështira për autoritetet britanike, pasi sot priten dhjetëra mitingje të grupeve të ekstremit të djathtë në zona të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar, duke vijuar kaosin që ka shpërthyer në vend pas masakrës 29 korrikut.
Pas pushimit të shkurtër të mbrëmshëm, i cili ishte relativisht i qetë pas një jave incidentesh, autoritetet po përgatiten sot për demonstrata në mbi 35 lokacione në vend.

Pothuajse 6000 policë të specializuar për ruajtjen e rendit janë në këmbë për të përballuar çdo devijim që do të ndodhë ditën e sotme dhe në 24 orët e ardhshme, siç njoftuan autoritetet britanike.

Në të njëjtën kohë, sipas Daily Mail, mesazhet me përmbajtje ekstreme raciste të postuara në Telegram dhe që nxisin dhunën, përbëjnë një "listë të objektivave të mundshëm" të rebelëve, të cilët duket se nuk tremben nga masat e rrepta të marra nga qeveria britanike që ata të ndalojnë.

Në raportin e gazetës britanike thuhet se autorët e këtyre mesazheve synojnë strukturat për refugjatët, aktivistët kundër racizmit dhe avokatët e të drejtave të njeriut.

Sipas të njëjtit medium, zhvillimet e ditëve të fundit kanë krijuar një klimë terrori në zona të ndryshme ku kanë ndodhur incidente.

Spitalet po anulojnë takimet e pacientëve sepse stafi ka frikë të shkojë në punë. Një nga firmat ligjore të shënjestruar nga organizatorët për marrjen e rasteve të emigracionit, ngriti fasadën e saj për ta mbrojtur atë nga vandalizmi. Biznese të tjera në zonë, duke përfshirë baret dhe dyqanet, ndoqën të njëjtën rrugë.

Lista e qarqeve

Bazuar në informacionin që disponojnë autoritetet, sot mund të zhvillohen tubime proteste në 38 qarqe të vendit .

Lista e zonave të publikuara nga Daily Mail përfshin edhe disa qytete ku ka pasur incidente të dhunshme me policët e rrahur dhe dyqanet që janë plaçkitur në ditët e fundit.

Pritet kaos në Mbretërinë e Bashkuar, paralajmërohen 35
Lista e vendeve që rrezikojnë për tubime masive protestuesish

Kujtohet se, një javë pas sulmit me thikë në Southport, i cili mori jetën e tre vajzave të vogla, vendi po përballet me incidentet më të rënda në 13 vjet. Incidentet shpërthyen në Southport një ditë pas sulmit, mes raporteve të pakonfirmuara, të cilat që atëherë janë mohuar pjesërisht, për fenë dhe prejardhjen e sulmuesit 17-vjeçar, Axel Rudakubana .

Demonstratat dhe incidentet u përhapën në të gjithë Britaninë gjatë fundjavës. Qindra arrestime kanë ndodhur në vazhdën e trazirave të dhunshme në ditët e fundit, plaçkitje e hoteleve që presin azilkërkuesit, sulme në xhami, apo plaçkitje dyqanesh.

Gjatë incidenteve të ditëve të mëparshme janë bërë më shumë se 400 arrestime, ndërsa janë proceduar penalisht mbi 100 të arrestuar. Më shumë se 100 persona janë akuzuar deri më tani për trazirat në Britani, pasi dhuna u përhap në të gjithë vendin pas dezinformatave pas goditjeve me thikë në Southport, gjatë javës.

/ Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: