AKTUALITET /

Drogë e pastrim parash, 22 vite burg për 3 të pandehurit! Ish-drejtoresha e Kadastrës, dënohet me 7 vite, por del me shërbim prove

Ish-drejtoresha pavarësisht se u provua se kishte shfrytëzuar postin e saj për të ndihmuar dy vëllezërit të investonin në pasuri të paluajtshme për të pastruar pararë, u dënua me vetëm 3 vite shërbim prove.

Shkruar nga Versus
Drogë e pastrim parash, 22 vite burg për 3 të pandehurit!
Rajmonda Dashi, ish-drejtoreshë e Kadastrës së Durrësit

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dënuar me 22 vite burg 3 të pandehurit, Besjan Ramaj, Leonard Ramaj dhe Ardjan Malasi të akuzuar për veprat penale të pastrimit të parave dhe grup të strukturuar kriminal.

Ndërsa për ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit e cila rezulton të ketë qenë bashkëpunëtore e grupit në pastrimin e parave të drogës, është caktuar dënimi me shërbim prove për 3 vite pavarësisht se u dënua me 7 vite burg. Vëllezërit Rama, Ardjan Malasi dhe Rajmonda Dashi 1.25 milionë euro para të përfituara nga trafiku i drogës në Belgjikë.

Hetimet e SPAK zbuluan se Rajmonda Dashi duke shfrytëzuar dhe postin e saj ka ndihmuar dy vëllezërit që paratë e vendosura nga aktiviteti kriminal të investoheshin në pasuri të paluajtshme të cilat aktualisht janë nën sekuestro nga Prokuroria e Posaçme. Dashi u dënua për pastrim parash me 7 vite burgim që i zbret në 4 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të mëtejshëm të këtij dënimi, duke e vënë në provë Rajmonda Dashin, për një periudhë kohe prej 3 vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe, të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

Ortaku i tyre dhe administratori i shoqërisë “Ledio 04” me të cilin bashkëpunonte Dashi, dhe që u sekuestrua Ardjan Malasi u dënua përfundimisht me 6 vite burgim vetëm për pastrim parash dhe jo për grup kriminal. Vëllezërit Ramaj sipas SPAK ishin dënuar në Belgjikë dhe pasuritë në vlerë mbi 1.2 milion euro që iu ishin sekuestruar janë vënë nga aktiviteti kriminal.

Njoftimi i GJKKO:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 18, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Besjan Ramaj, Leonard Ramaj, Ardjan Malasi dhe Rajmonda Dashi”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Flora Hajredinaj, me vendimin Nr. 65, datë 17.10.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besjan Ramaj për kryerjen e veprës penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 10 vite burgim.

2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Besjan Ramaj për kryerjen e veprës penale "Grupi i strukturuar kriminal", parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal.

3. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Besjan Ramaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burgim.

4. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonard Ramaj për kryerjen e veprës penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 7 vite e 6 muaj burgim.

 

6. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Leonard Ramaj për kryerjen e veprës penale "Grupi i strukturuar kriminal", parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal.

7. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Leonard Ramaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 vite burgim.

8. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Malasi për kryerjen e veprës penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 9 vite burgim.

10. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ardjan Malasi për kryerjen e veprës penale "Grupi i strukturuar kriminal", parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal.

11. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ardjan Malasi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite burgim.

12. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

13. Deklarimin fajtor të të pandehurës Rajmonda Dashi për kryerjen e veprës penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vite burgim.

14. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Rajmonda Dashi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

15. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të mëtejshëm të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën Rajmonda Dashi, për një periudhë kohe prej 3 vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe, të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

16. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale deklarohet heqja e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 234 dhe 233 i K.Pr.Penale dhe caktuar ndaj të pandehurës Rajmonda Dashi me anë të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

17. Në bazë të nenit 190, pika 1, gërma “a” të K.Pr.Penale provat materiale si: aparat telefonik celular i markës “Nokia”, model "3310 TA-1006", me kartë sim të kompanisë "Vodafone" me numër serial ****, sekuestruar shtetasit Ardjan Malasi; Aparat telefonik celular i markës "iPhone X", me kartë sim të kompanisë "One" me numër serial ****, sekuestruar shtetasit Ardjan Malasi; Aparat telefonik celular i markës "iPhone 13", sekuestruar shtetases Rajmonda Dashi; Njësi kompjuterike sekuestruar në zyrën e shoqërisë "Ledio 04" me numër serial **** dhe shuma e parave prej 2095 euro dhe 239500 lekësh sekuestruar në automjetin e të pandehurit Ardjan Malasi.

18. Qëndrimin në fashikull të provave materiale: DVD me të dhënat e përftuara nga akti i ekspertimit nr. 49 datë 28.03.2024; USB e markës "Verbatim" me të dhënat e përftuara nga akti i ekspertimit nr. 55 datë 03.04.2024; Hard disk i jashtëm markës "Verbatim" me të dhënat e përftuara nga akti i ekspertimit nr. 184; Fotokopje e regjistrit noterial me mbishkrimin në kapakun me ngjyrë vishnje, noter L.M. Në faqen e parë të regjistrit noterial fillon me aktin noterial nr. **** rep. Nr. ****kol. datë 13.06.2023 dhe veprimi i fundit noterial është me nr. **** rep. datë 05.10.2023, gjithsej 78 fletë, sekuestruar shtetasit L.M, me procesverbalin e datës 09.11.2023; Dokumentave të sekuestruara në datën 26.10.2023 nga numri Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al 1 deri në numrin rendor 31 sekuestruar në banesën e të pandehurit Ardjan Malasi; Dokumentave të sekuestruara në datën 26.10.2023 nga numri 2 deri në numrin rendor 7 sekuestruar në banesën e të pandehurës Rajmonda Dashi.

19. Në bazë të nenit 190, pika 1, gërma "ç” të K.Pr.Penale kthimin e provave materiale të pandehurve: Njësi qëndrore e markës "Dell", me Service tag ****, Express Service Code ****, sekuestruar shtetasit L.M me proceverbalin e datës

09.11.2023. nëntë 9 (nëntë) regjistra noterial sekuestruar shtetasit L.M, me proceverbalin e datës 09.11.2023, shtetasit L.M. Një çantë krahu lëkure me rrip, me ngjyrë blu e errët, me mbishkrimin "ARMANI JEANS", sekuestruar shtetasit Ardjan Malasi. Pasaportë shqiptare e shtetases Rajmonda Dashi me nr. ****.

20. Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

21. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar. Versus.al

Poll