
Tiranë- Gjykata e kryeqytetit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Darin Gëzdarin, të arrestuarin ditë më parë nën akuzën e pastrimit të parave që vinin nga shtete të njohura si “parajsa fiskale”.
Ndërsa për bashkëpunëtoren e tij Arlinda Marku është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Të dy akuzohen pasi dyshohet se nëpërmjet kompanive fiktive të krijuara prej tyre kanë transferuar në total shumën e 11 milionë eurove nga kompani në shtete si Qipro apo Malta.
Më pas shumat e parave kishin si destinacion Kanadanë. Ndaj të ndaluarve rëndon akuza për veprën penale të mashtrimit me tatimet dhe pastrim parash. Hetimet për zbardhjen e këtij rasti zgjatën rreth 1 vit ndërsa denoncimi në prokurorinë e Tiranës është bërë nga Drejtoria e Tatimeve. Pas një hulumtimi, u zbuluan 10 kompani fiktive në emër të dy të akuzuarve. Versus.al







